Sienna Miller pozon gjysmë e zhveshur për “Vogue”, teksa zbulon se është në pritje të fëmijës së parë me Oli Green

10 months ago 40

Sienna Miller ka zbuluar se është në pritje të një vajze me partnerin, Oli Green.

Aktorja, 41 vjeçe, e bëri të ditur lajmin në një intervistë për “Vogue”, ku ajo shfaqet gjysmë e zhveshur në kopertinë dhe në brendësi shihet bashkë me vajzën e saj Marlowe dhe partnerin.

Në intervistë, Sienna ka thënë se ajo ka luftuar paragjykimet e saj për të qenë një nënë në këtë moshë.

“Do të doja të arrija në një pikë ku nuk ndjeja nevojën të bëja shaka me të qenit më e vjetër dhe të kem një fëmijë”, tha ajo.

Për intervistën, Sienna mori pjesë në një fotosesion mahnitës, duke treguar barkun e rrumbullakosur gjithsej tre herë.

Në njërin ajo veshi një fustan të hollë ari, i cili u hap për të zbuluar barkun e saj në rritje.

Asaj iu bashkua i dashuri i saj Oli teksa dyshja ishin shtrirë në një fushë me bar, teksa përgatiteshin të mirëpritnin së bashku fëmijën e tyre të parë.

Aktorja, e cila më parë ishte në një lidhje afatgjatë me Jude Law, 50 vjeç, konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë gjatë një pushimi në plazh në gusht.

Sienna dhe aktori Oli, 27 vjeç, janë në lidhje që nga viti 2021 dhe ai është 15 vjet më i vogël i saj.

Të dy u lidhën për herë të parë në fillim të vitit 2022, kur u panë së bashku në New York – pasi Sienna ka zbuluar se ata u takuan në një festë të Halloweenit të organizuar nga një mik i përbashkët. /Telegrafi/

Read Entire Article