Sillnin në Shqipëri automjete të vjedhura dhe i shisnin, arrestohet 55-vjeçari nga Fieri, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij

10 months ago 3

Balkanweb app Get it on Google Play

Vihet në pranga një 55-vjeçar, i cili ishte bashkëpunëtor për trafikimin në Shqipëri të automjeteve të vjedhura në Itali dhe në Gjermani, të cilat pajiseshin me dokumente false.

Ndërkohë, janë identifikuar 3 bashkëpunëtorë të 55-vjeçarit (shtetas shqiptarë dhe italian) dhe po punohet për kapjen e tyre, e po ashtu janë sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, kamper dhe tip “Fiat”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës së specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, pas sigurimit të informacioneve se disa shtetas ishin të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të automjeteve, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Long way”.

Në kuadër të operacionit është vënë në pranga shtetasi E. Z., 55 vjeç, banues në Fier, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. Dh., 38 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, të dy banues në Berat, si dhe shtetasi italian A. M., 51 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Itali dhe në Gjermani. Gjithashtu, se ndërhynin në elementet identifikuese të automjeteve dhe paraqitnin për to, dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tipe “Fiat” dhe “Iveco”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article