“Sistem i përbashkët për mbrojtjen kibernetike”/ Propozimi i Ramës në Forumin e Paqes në Paris

1 year ago 21

Një sistem të përbashkët të mbrojtjes kibernetike për të gjitha vendet pro-europiane propozoi kryeministri Edi Rama në një nga panelet Forumit të Paqes në Paris, ku ishte i ftuar për të folur për sulmet e hakerave iranianë.

“Ne kemi pësuar një ndryshim të madh në Shqipëri sepse kemi kaluar më shumë se 1000 shërbime online. Fakti është se ne u sulmuam nga Irani dhe i gjithë sistemi ra. Ajo që mësuam nga e gjithë kjo që BE duhet të mendojë seriozisht për ndërtimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes kibernetike sepse sa më gjatë të qëndrojnë të ndarë këto sisteme aq me vurnerabël bëhen, nga ana tjetër duke pasur një sistem të përbashkët mbrojtjes sa më shumë të tentosh që të sulmosh një vend apo një tjetër aq më e vështirë do të bëhej se ke përballë një asamble vendesh“- u shpreh Edi Rama.

Luftëra të tilla virtuale, sipas Ramës, nuk mund të fitohen të vetme.

Është një luftë e vërtetë që zhvillohet në këtë hapësirë prandaj është e rëndësishme të dish çfarë armësh përdor kundërshtari dhe që të kesh njohuri të përbashkëta është shumë më mirë se të kesh njohur individualisht”.

Gjatë këtij forumi, Edi Rama do të bëj dhe një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme të gjithë botën. Plani i shefit të ekzekutivit shqiptar parashikon armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si edhe tërheqjen e trupave të shteti hebre nga zona e konfliktit

Top Channel

Read Entire Article