“Sistemi i drejtësisë më i prapambeturi në Evropë”, Rama: Funksionon ende me defterë

9 months ago 7

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gaztorët komentoi sistemin e drejtësisë, ku tha se funksionon ende me defterë.

Më tej ai tha se situata është dramatike dhe kjo për shkak të digjitalizimit, ku theksoi se drejtësia nuk mundëson transparencë për monitorimin e çështjeve.

“Sot kemi një situatë dramatike në sistemin e drejtësisë. Ne kemi sistemin më të prapambetur të drejtësisë në Europë nëse flasim për digjitalizim, akoma me defterë që janë shumë më të keq renditur se defterët e kohës së diktaturë. Ka shumë gabime ortografike se sa në kohën e perandorisë romane dhe kohës së diktaturës.

Nuk mundësojnë asnjë transparencë në trajtimin e çështjeve gjyqësore. Ne kërkojmë prej vitesh që të qasen në mënyrë konstruktive, dëgjojmë broçkulla për pavarësinë, pavarësia është një gjë, dhe sistemi është një gjë tjetër. Nëse parlamenti do të ishte i përfshirë në sistemin e AKSHIT do ta kishte më të lehtë, nuk them që mund të mos goditej, por do ta kishte më të lehtë. Nëse nuk i marrim të gjitha të mirat, sepse është bekim për vende si ne që përmes inovacionit, mund të bëjmë kapërcime të mëdha”, tha kreu i qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article