Skandal në futbollin turk, Fenerbahce e nisi ndeshjen me fëmijë ndaj Galatasarayt – menjëherë pranuan gol, pastaj u larguan nga fusha

6 months ago 5

Sot ishte në plan të zhvillohej Superkupa e Turqisë, ku përballë do të ishin dy klubet e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce.

Fenerbahçe doli në fushë me skuadrën e të rinjve kundër Galatasaray dhe më pas u largua nga fusha.

Në këtë mënyrë, skuadra e Stambollit dëshiron të shprehë pakënaqësinë e tyre për caktimin e orarit të ndeshjes, e cila nuk u përshtatet atyre, dhe po ashtu edhe përzgjedhjes së gjyqtarëve, ku ata donin të ishin nga jashtë vendit.

Galatasaray kaloi në avantazh në minutën e parë me një gol nga Mauro Icardi.

📺 Follow our main account @FootColic 🌟🌟 pic.twitter.com/AVXDBDycU6

— 🎦 All goals on @Footcolic | Follow (@NonaRollin36975) April 7, 2024

Pasi ndodhi kjo, skuadra e re e Fenerbahces u tërhoq nga fusha.

Tani se Fenerbahce mund të marr një dënim të madh nga Federata e Futbollit të Turqisë.

📺 Follow our main account @FootColic 🌟🌟 pic.twitter.com/ljgb669MW6

— 🎦 All goals on @Footcolic | Follow (@NonaRollin36975) April 7, 2024

Kujtojmë se në fund të dhjetorit, për shkak të një skandali politik ndërkombëtar, u shty ndeshja finale e Superkupës së Turqisë në futboll, në të cilën Fenerbahçe dhe Galatasaray duhej të luanin për trofeun në Riad.

Galatasaraylı oyuncuların yaşadığı sevinç pic.twitter.com/Ku8pMP58SZ

— Fanatik (@fanatikcomtr) April 7, 2024

Drejtuesit e klubeve të Stambollit kërkuan që futbollistët të dilnin në fushë të veshur me fanella me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut, gjë që sauditët nuk e lejuan në atë kohë./Telegrafi/

Read Entire Article