Skandal në studio/ Humb ndjenjat live, gruaja: Më vranë vajzën, gjeta në oborr! Motrës i morën fëmijën

4 months ago 5

Historia tragjike e një nëne, e cila endet rrugëve të Durrësit duke kërkuar fëmijën e saj, u trajtua sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti.

Ka qene mbesa e saj e cila i ka kërkuar emisionit ndihme duke i shprehur shqetësimin për tezen e saj. Ajo tha për redaksinë se tezja është nene e një fëmije, duke qenë në kushte të tilla që nuk është mire fizikisht dhe mendërisht, shteti u detyrua te marri fëmijën për t’i siguruar jetën.

Gjatë transmetimit live, asaj i ka rënë të fikët.

Stafi ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmë gruas, ndërkohë që më pas ajo është larguar.
Gjendja shëndetësore e saj është përmirësuar dhe nuk ka qenë nevoja që të dërgohej në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article