Skandal seksual te Real Madrid/Video intime me një të mitur, tre lojtarë të spanjollëve përfundojnë në prangat e policisë

1 year ago 59
Reklamë
20:39 14/09/2023

Tjetër skandal seksual trondit futbollin spanjoll. Pas asaj ngjarje me presidentin e Federatës, Luis Rubiales, mediat raportojnë se tre lojtarë të Real Madrid janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në këtë çështje. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, me mediat që besojnë se ato janë të skuadrave zinxhir të klubit Merengues. Por të përfshirë duket se janë edhe lojtarë të prespektivës nga ekipi i parë. Këto ngjarje datojnë nga një ankesë e bërë më 6 Shtator në Ishujt Kanarie nga nëna e një të miture. 

Ajo ka shkuar për të raportuar ngjarjet dhe ka pohuar se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video seksuale të vajzës së tij për ta shpërndarë më pas. I akuzuari kryesor për këtë krim është një futbollist i Real Madrid C , i cili besohet se ka pasur lidhje intime me të miturën. Detajet e kësaj çështje pritet të zbulohen në orët e ardhshme, të cilat mund të ndikojnë në integritetin e klubit madrilen.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article