Skandali te Onkologjiku, Alimehmeti: Po bëhen koka turku mjekë, ndërkohë që tenderat bëhen nga Ministria

4 months ago 15

Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog, duke komentuar skandalin që ka përfshirë mjekë në spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se ligji duhet të jetë i drejtë për të gjithë. Ai tha se kush ka bërë faj duhet të dënohet dhe kjo s’ka asnjë diskutim.

Aliehmeti duke përmendur momentet e dosjes tha se e para ka të bëjë me kalimin e pacientëve nga shtetërori te privati, së dyti është hetimi për aparaturën e kobaltit që ka lidhje me rrezatimin, dhe mund të ketë shkaktuar problematika në shëndetin jo vetëm të pacientëve, por edhe të personelit mjekësor.

Në rubrikën “Opinion” në News24, Alimehmeti tha se nuk duhet të bëhen koka turku disa mjekë, pasi kemi të bëjmë me një situatë që nuk është rregulluar ndër vite, sepse ato tenderat për medikamentet që mungojnë nuk i bëjnë mjekët.

“Ky episod duhet të na zgjojë, pse ndodhin këto situata? Po sikur të kishim salla mjaftueshëm dhe mjekë mjaftueshëm, apo të ishin blerë sasitë e duhura të medikamenteve në kohën e duhur, a mund të krijoheshin kaq lehtë këto skema”, tha Alimehmeti.

Ai tha se 5 mjekë që po bëjnë specializimin për onkolog do të paguhet 0 lekë për 4 vitet e studimit të tij. “A pyet kush se me çfarë do të jetojë ky mjeku i ri këto 4 vjet? Ose do të shkojnë në privat për të punuar, ose do të gjehen format, ja kaq e thjeshtë është”, tha Alimehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article