Arlind Qori, kreu i lëvizjes Bashkë, në rubrikën “Opinion” në News24, duke komentuar skandalin te Onkologjiku në QSUT, tha se anti-korrupsioni është prioritet i lëvizjes sonë. Qori tha se korrupsioni në mjekësi është i prekshëm.
Ai tha se kemi një shtet të kalbur, ku diku vidhet me tendera, diku me koncensione, ndërsa në mjekësi krahas parave, vidhet edhe jeta e njerëzve.
Qori tha se nuk bëhet fjalë për disa mjekë, por për një sistem të gjithë, që zhvasin pacientët.
“Zyrtarët e poshtëm nuk vjedhin kurrë vetëm për veten. Sistemi e ka fajin, pasi ky sistem i korruptuar është ngritur nga njerëzit e korruptuar, dhe ky sistem i mundëson që të blejnë drejtësinë, ndonjëherë mediat, e kështu me rradhë. Këta nuk na vjedhin vetëm paratë, nuk na vjedhin jetën, por edhe mundësinë për të reaguar”, tha Qori.
Ai e konsideroi majën e ajsbergut skandalin e zbuluar te Onkologjike. Qori tha se nëse gjenden lidhjet organike të shëndosha mes shoqërisë dhe institucioneve, ne mund të kapërcejmë këtë situatën ku renditemi si vendi i fundit në Europë.
“Jemi më keq se fqinjët tanë, pse duhet të jemi ne të fundit? Çfarë na mungon? Asgjë nuk na mundon. Por institucionet na kanë marrë frymën”, tha Qori.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb