“Skena surreale”, gazeta më e madhe franceze shkruan për aksionin e opozitës në Parlament: Socialistët votuan buxhetin dhe mbyllën seancën në 5 minuta

10 months ago 4

Balkanweb app Get it on Google Play

Situata kaotike ka gjetur vend edhe në gazetën më të madhe franceze Lefigaro, e cila shkruan midis të tjerash se votimi i buxhetit të 2024-ës solli në Kuvendin e Shqipërisë skena surreale këtë të hënë. Skena erdhi pas zemërimit të opozitës së djathtë, ndërsa mazhoranca socialiste shkruan gazeta që zotëron 73 nga 140 vende në Parlament, “bëri një votim parimor dhe mbylli seancës në pesë minuta”.

Më pas deputetët vendosën karrige në mes të foltores, vendosën bomba tymuese jeshile dhe të kuqe dhe ndezën një zjarr të vogël, i cili u përhap shpejt mbi një tavolinë përpara se të shuhej. Kreu i opozitës dhe ish-kryeministri i krahut të djathtë Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet t’i mbyllë gojën opozitës, duke thënë se ajo donte “të kthente pluralizmin në parlament”.

AKUZAT PËR KORRUPSION

Opozita kërkon që komisionet hetimore të shqyrtojnë akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit socialist Edi Rama dhe anëtarëve të qeverisë së tij. Socialistët e kundërshtojnë, duke pretenduar se Kushtetuta nuk e lejon. Megjithatë, një hetim për korrupsion u hap kundër Sali Berishës dhe dhëndrit të tij. Lideri i opozitës, i cili pretendon se është i pafajshëm dhe e quan një komplot politik, nuk mund të arrestohej për shkak të imunitetit të tij parlamentar.

Pas votimit të turbullt në Kuvend, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën për “mbjellje të përçarjes, kaosit, dhunës ” dhe siguroi se anëtarët e saj “të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article