Skenat kaotike në Kuvend, Peleshi: Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, deputetët s’janë aty për t’u përleshur

1 month ago 26

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar ditën e sotme në Parlament, duke thënë se aktet e sotme nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme.

Sipas tij djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, ndërsa shtoi se seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm.

Ai nënvizoi se deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm, aq më tepër dhuna.

Reagimi i plotë:

Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna.

Read Entire Article