Skënder Gjinushi “thumbohet” nga gazetarët pas rizgjedhjes me 98% të votave dhe pa kundërshtar: Garë ishte se…

1 year ago 17

Kryetari dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave u rizgjodhën në postet që mbanin 4 vitet e fundit. Ndërsa në garë nuk kishte kandidatë të tjerë, Skënder Gjinushi dhe Vasil Tole u zgjodhën me mbi 95 votave. Rizgjedhja e Skënder Gjinushit në këtë post vjen pas miratimit të ligjit të propozuar nga Akademia që heq kriterin e moshës dhe kufizimin e mandatit, duke i rihapur rrugë Gjinushit të rizgjidhet në këtë post.

Pas votimit ku mori 98% të votave, pasi 51 nga 53 anëtarë votuan pro tij, Gjinushi tha se procesi ishte normal dhe se secili kandidat ka në dorë veten për të kandiduar. “Secili ka kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e lirë, kur pengohet është problem”, theksoi Gjithnushi.

Pyetjes se si ndihej në një proces pa garë, kreu i rizgjedhur i Akademisë tha se kishte një garë ku votohej. “Garë është se votohej po jo. E dini ju se votohej? Vazhdoni i bini një kambanë. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se 53 akademikët”, iu përgjigj ai gazetarëve. Në mandatin e dytë në krye të Akademisë së Shkencave, sfidë për Skënder Gjinushit është bashkimi me institutin e Albanologjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article