Sokol Cikalleshi drejt Arabisë Saudite

9 months ago 25
23:11 09/01/2024

Sulmuesi kuqezi pritet të largohet pas mosmarrëveshjeve me Konyaspor

Përplasjet për pagat e prapambetura me Konjaspor kanë nxjerr në merkato Sokol Cikalleshin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është tashmë në vorbullën e ofertave. Gjasat që 33-vjeçari të qëndrojë sërish me klubin bardhjeshil edhe për pjesën e dytë të sezonit janë të vogla, duke parë edhe interesin nga disa skuadra. 

Më konkretja është oferta e mbërritur nga Arabia Saudite, pistë që e rikthen te Al-Kalezh. Cikalleshit do i pëlqente së tepërmi për të firmosur sërish tek skuadra ku shkëlqeu sezonin e shkuar, kjo edhe për faktin që duhen minuta në këmbë për të pasur mundësi grumbullimi me kombëtaren shqiptare në Euro2024.

Duke pasur parasysh edhe faktin që 33-vjeçari është në 6 muajt e fundit të kontratës me Konjaspor, vlera e Cikalleshi në treg do ishte e favorshme për thuajse çdo skuadër. Me fanellën e Al Khalezh, sulmuesi luajti 30 ndeshje ku shënoi 11 gola. Ndërkaq, këtë sezon me Konjaspor ka shënuar 8 gola në 15 takime, duke dhuruar edhe 3 asistime.


Të ngjashme

Read Entire Article