Sondazhi i javës në Magazina: Lexuesit e Telegrafit votojnë me 58 për qind për banorin që duan të largohet këtë javë nga BBVK

10 months ago 8

Këtë të premte nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, do të eliminohet banori i radhës.

Plot gjashtë konkurrentë janë në nominim këtë javë, dhe ata janë: Kader Kicaj, Blero, Gani Gërmia, Miss Rose, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj.

Telegrafi në fillim të kësaj jave ka hapur një sondazh online, ku ka pyetu lexuesit se kush mendojnë se është banori që do të lërë shtëpinë.

Këtyre rezultateve iu prin DJ Miss Rose, e cila është votuar me 58 për qind nga lexuesit për të dalë nga shtëpia e BBVK, pasuar nga Shqipja me 12 për qind.

I treti që publiku duan të nxjerrin jashtë është Blero me nëntë për qind, pasuar nga Kaderi dhe Gani Gërmia të cilët janë votuar me nga tetë për qind respektivisht në sondazhin javor të Telegrafit.

I fundit në renditje rezulton ish-futbollisti dhe modeli Lumbardh Salihu, për të cilin kanë votuar vetëm pesë për qind e lexuesve që të eliminohet këtë javë nga shtëpia. /Telegrafi/

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.
Read Entire Article