Sot 556 vite nga vdekja e Skënderbeut/ “Një emër, Gjergj e kish, si diellin”, aktiviteti i organizuar në Gjirokastër

9 months ago 4

“Një emër, Gjergj e kish, si diellin” ka qenë aktiviteti artistiko-kulturor i organizuar nga Bashkia Gjirokastër me rastin e 556-të vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ekspozita pikture, fotografike dhe një koncert artistik ishin pjesë e këtij aktiviteti që u mbajt në Memorialin e Skënderbeut në zonën e Pazarit karakteristik të Gjirokastrës dhe bëri bashkë vizitorë vendas e të huaj.

Kujtojmë se heroi ynë kombëtar është ndarë nga jeta në 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article