Sot gjyqi i Belerit, akuzohet se bleu vota në zgjedhjet e 14 Majit/ Ambasadorja greke ndjek nga afër çështjen

10 months ago 38

Gjyqi për Fredi Belerin mbahet sot, ndërsa ambasadorja greke ka mbërritur pak më parë në SPAK.

Konstantina Kamitsi po ndjek nga afër çështjen, e cila ka zemëruar fqinjin grek.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha deklaroi se po trajtohen akuzat për korrupsion në zgjedhje dhe kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për tu betuar.

Ndër të tjera sot pritet të pyetet Avdyl Rama vëllai i Arsen Ramës, për të cilin në seancën e kaluar iu kërkua policisë që ta gjejë. Gazetarja raportoi se pas vëzhgimeve të sistemit TEAMS rezulton se aika dalë jashtë Shqipërisë.

Pala greke vijon t’i qëndrojë arsyetimit se nuk ka asnjë provë që Fredi Beleri ka ofruar para në këmbim të votave dhe se këto janë pretendime të ndikuara politikisht.

Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, pasi pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

Athina ka ashpërsuar qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në lidhje me çështjen Beleri.

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së, Greqia ka dorëzuar një deklaratë me shkrim në të cilën thekson se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Top Channel

Read Entire Article