Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

5 months ago 3

Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ku do të mësohet edhe finalisti i parë për edicionin 2023/24.

Paris Saint-Germain është nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampiomëve

Ndeshja mes këtyre dy klube do të zhvillohet në “Parc des Princes” dhe pritet të fillojë nga ora 21:00.

Semi-final decider in Paris ⌛️#UCL pic.twitter.com/IlVS1ToTJC

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 7, 2024

Vendasit janë të etur për të shkrirë disavantazhin prej 1-0 nga ndeshja e parë dhe të bëhet finalisti i parë i këtij edicioni.

Në anën tjetër, mysafirët nga Gjermania do të tentojnë të ruajnë epërsinë, pasi edhe një barazim do t’i rikthente në finalen e madhe pas 11 vitesh. /Telegrafi/

Read Entire Article