Mbahet sot protesta para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen “5D”.
Protesta, e nënta në radhë, pritet të ketë tensione, ashtu si protestat paraardhëse, ku ka pasur hedhje molotovi dhe përpjekje për të shkulur gardhin metalik të vendosur para bashkisë.
Policia e Shtetit ka marrë një seri masash për mbarëvajtjen e protestës.
Prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb