Sot protesta e opozitës, thirrja e Balliut: Koha që taksat e qytetarëve të Tiranës të shkojnë te shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Të bashkohemi kundër mafias!

3 months ago 6

Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe shef i organizimit të PD, Klevis Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi, Balliu tha se opozita do të protestojë kundër hajdutërisë.

“Sot në ora 11:00 të bashkohemi në protestë kundër kryehajdutit Erion Veliaj, është koha që Bashkia Tiranë të merret me hallet dhe problemet e qytetarëve të Tiranës, është koha që taksat e qytetarëve të shkojnë në kopshte, shkolla dhe çerdhe dhe jo për të mbushur llogarit bankare të mafies së inceneratorëve. Të bashkohemi sot kundër korrupsionit kundër hajdutit Erion Veliaj”, shkruan Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article