Sozia e Messit është një yll i vërtetë kudo që shfaqet, por ka vetëm një “të metë”

10 months ago 29

Leonardo Esteban Adrian Gorri është një emër që në shikim të parë nuk thotë asgjë, por kur sheh fotot e tij, bëhet e qartë pse 41-vjeçari u bë i famshëm.

Me origjinë nga Argjentina, Gorri punon si shofer, por ngjashmëria e tij e jashtëzakonshme me Lionel Messin e ka bërë atë një yll si në rrugët e vendit të tij ashtu edhe në internet.

Gorri e kuptoi se mund të bëhej i famshëm për shkak të ngjashmërisë së tij me futbollistin e Inter Miamit, ndaj krijoi një llogari në Instagram të quajtur “Unë nuk jam Messi” që ka mbledhur gati 150 mijë ndjekës.

Përmbajtja e tij është humoristike – imitime të ndryshme të idhullit të tij, si fotoja e famshme e Messit duke fjetur me trofeun e Botërorit në shtrat.

Sozia e Messit shpesh ndalohet nga njerëzit në rrugë për të bërë foto, edhe pse njerëzit e dinë qartë se nuk është ai.

Arsyeja? “Messi origjinal” është 1.69 metra i gjatë, ndërsa Gorri gati 1.90 metra. /Telegrafi/

Read Entire Article