SPAK 2023, Dumani: Me Berishën u veprua sipas ligjit

10 months ago 8

Një vit tepër intensiv ka qenë ky për Prokurorinë e Posaçme. Në një takim me gazetarët në këtë fund viti, Altin Dumani iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me çështje tepër të ndjeshme.

Gjatë këtij viti Dumani tha se janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.

Në përgjigje të pyetjes nëse ka patur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitjeje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti ai tha:

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk e ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e Prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës.

Read Entire Article