Spaleti është optimist për Italinë: Kalova verë të tmerrshme, por tani është koha të rikthehemi

2 weeks ago 46
Reklamë

“Kam kaluar një verë të tmerrshme pas Europianit”. Luçiano Spaleti rigjen kombëtaren e Italisë pas performancës së shëmtuar në “Euro 2024” dhe përpara impenjimeve në Ligën e Kombeve nuk fshihet.

“Ndihem përgjegjës për atë që ka ndodhur. Lojtarët nuk kanë lidhje me atë histori. Ua thashë edhe atyre që nuk duhet të mbajnë mbi shpatulla presionin. Jam unë i pari që duhet të ndryshoj dhe të kem besim të verbër te lojtarët e mi. Më dhembi më shumë fakti që u eliminuan pa luftuar fare. Unë kam 30 vite trajner dhe nuk më ka ndodhur kurrë që një skuadër e imja të mos luftojë, ashtu siç i ndodhi Italisë në Gjermani”, tha fillimisht Spaleti.

Trajneri foli edhe për zgjedhjet që ka bërë, për rikthimin e Tonalit dhe përjashtimin e Kiezës. “Me Kiezën kam folur dhe morëm një vendim të përbashkët. Unë mund ta merrja si lojtarë, por pa e aktivizuar në 2 ndeshjet. Do të ishte diçka e kotë. Ai më tha që kishte folur me drejtuesit e Liverpulit dhe i kërkuan që të bënte një program specifik për të gjetur formën. Tonali është stërvitur rregullisht dhe është një lojtar që do të na ndihmojë”, tha Spaleti.

Read Entire Article