Spalleti kërkon Europianin, vendos rregulla të forta për lojtarët

6 months ago 9
Reklamë
17:50 24/02/2024

E shikon kombëtaren kandidate për trofe

Luciano Spalletti i ka idetë e qarta për Italinë e tij. Trajneri ka folur për ambiciet, kampionatin e ardhshëm europian si dhe për mesazhet e ashpra drejtuar disa prej lojtarëve të kombëtares në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Teknikut 64 vjeçar nuk i pëlqen teknologjia, madje ka vendosur rregulla të qarta për futbollistët.

“Më duhet të toleroj celularët, por nuk mund të mbahen në tavolinën e masazhit apo gjatë trajtimeve. Nëse moderniteti është të luash Playstation deri në 4 të mëngjesit kur ka një ndeshje të nesërmen, atëherë ky modernitet nuk është i mirë. Ne jetojmë në një botë që nuk e mbështet punën e palodhur dhe djersën. Fëmijët e sotëm preferojnë të vendosin një foto në Instagram me flokët e stiluar, se sa që të ulin kokën dhe të pedalojnë.”

Spaleti kërkon një Itali të fortë në Gjermani 2024, pasi ka si objektiv fitoren.

“Më duhet të nxjerr një kombëtare të fortë! Nuk më kënaq asgjë! Unë dua të fitoj Kampionatin Evropian dhe më pas dua të fitoj botërorin! Pastaj, mund të eliminohemi menjëherë por fjalimet që i bëj skuadrës janë ato që presin të gjithë italianët: shkojmë në Gjermani për të fituar, jo për të marrë pjesë! Historia jonë na e kërkon këtë! Për ta realizuar, kam nevojë që këta lojtarë të bëhen më të mirë se sa janë!”

Spalletti mendon edhe për një ndryshim moduli te të kaltrit. Ai është gati që të provojë edhe skemën 3-4-2-1, pasi i duhen zgjidhje alternative.

Italia është në Grupin B të Euro 2024, bashkë me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article