Spanja shkon në final/ Kombëtarja Iberike e femrave mundi Suedinë 2-1 në sfidën e kampionatit Botëror

1 year ago 21
Reklamë
20:21 15/08/2023

Spanja mposhti Suedinë me rezultatin 2-1 dhe siguroi kualifikimin për herë të parë në histori në finalen e Kampionatit Botëror për femra.

Në pjesën e parë, Spanja dominoi, por dështoi në finalizim.

Në vazhdim, ritmi u shtua mes të dyja kombëtareve, por në stadiumin “Eden Park” të Oklandit, përballja u vendos në 10 minutat e fundit.

Iberiket kaluan në avantazh me Parahuejo në minutën e 81 të lojës.

Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Blomk-vist barazoi rezultatin.

Në të 89’, Karmona Garsia realizoi rrjetën e fitores me një goditje jashtë zone.

Nordiket, të cilët eliminuan kampionet në fuqi të SHBA, e që arritën gjysmëfinalen për herë të pestë në historinë e tyre, nuk kanë arritur që të fitojnë një trofe që nga viti 1984, kur u luajt për herë të parë ky kompeticion.

Kundërshtari i Spanjës në finalen e së dielës në stadiumin e Sidnejit do të jetë fituesi i çiftit Australi-Angli, që do të luhet të mërkurën.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article