Spartak Çela kërcënoi me armë punonjësit e ndihmës sociale, arrestohen dy personat që e ndihmuan të arratiset

6 months ago 3

Dy persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në fshatin Buzaishtë, pranë Pogradecit pasi dyshohet se kanë ndihmuar të arratiset Spartak Çelën ditën e djeshme pas një konflikti me punonjësit e ndihmës sociale.

Në pranga ranë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç.

Raportohet se ditën e djeshme 39 vjeçari Çela pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article