Stadiumi do jetë plot! ‘Avullojnë’ biletat për Shqipëri – Çeki, shiten të gjitha në pak orë

1 year ago 44
Reklamë

Kërkesa të jashtëzakonshme për bileta. Federata Shqiptare e Futbollit nxori dje në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Për duelin e datës 12 tetor që do luhet në “Air Albania” interesi i tifozëve ka qenë i madh, duke bërë që serveri i faqes online të ishte “në tokë” për shumicën e kohës.

Vetëm ata më fatlumët patën mundësi për të marrë bileta, teksa në një vëzhgim të fundit të gjithë sektorët janë “sold out”. Edhe pse me çmime më të “kripura” se zakonisht, tifozët kanë mënyrë në dyqanin online dhe kanë përvetësuar biletat.
Fakt është se tanimë nuk ka më bileta në shitje, me 21 mijë zemra që do jenë kuqezi në stadium dhe miliona të tjera jashtë tij, mbrëmjen e 12 tetorit.

Dueli vlen për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, me tanët që janë në vendin e parë në grup dhe kanë shanse reale për të kaluar në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Forma e mirë e lojtarëve dhe fitorja 2-0 me Poloninë, si edhe barazimi me çekët në Pragë në ndeshjet e fundit ka shtuar interesin për sfidën e tetorit, që mund të vendosë pikat mbi “i” sa i takon kualifikimit.

Read Entire Article