Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

5 months ago 4

Përmbytjet e mëdha që goditën Brazilin morën më shumë se 100 jetë dhe u dëmtua veçanërisht qyteti i Porto Alegre, si dhe stadiumet në atë qytet.

Në qytetin me 1.4 milionë banorë u dëmtuan edhe dy stadiume, Estadio Beira-Rio, ku u luajtën pesë ndeshje të Botërorit 2014 dhe ku luan Internacional, si dhe Arena do Gremio, shtëpia e klubit të famshëm Gremio.

Pothuajse 400 komuna janë prekur nga përmbytjet ekstreme për shkak të shirave të dendur që kanë përmbytur shtetin brazilian të Rio Grande do Sul.

Un avión y pistas de aterrizaje permanecen este martes bajo el agua después de que fuertes lluvias azotaran la ciudad de Porto Alegre, en el estado de Rio Grande do Sul, en el extremo sur de Brasil, mientras el estadio Beira-Rio se convirtió en una piscina de barro.

Las… pic.twitter.com/UpK4HgNDux

— NMás (@nmas) May 8, 2024

Foto e stadiumit të njohur janë publikuar nga shumë media, si pjesë e monumenteve që kanë pësuar.

Përmbytjet kanë detyruar më shumë se 160,000 të largohen nga shtëpitë e tyre dhe pjesa më e madhe e jugut mbetet në rrezik të lartë për përmbytje të mëtejshme.

‼️😳 Assim está o entorno do estádio Beira-Rio, casa do Inter de Porto Alegre, no momento.

🎥MaxPeixoto91 pic.twitter.com/zLpuRqARVE

— Mundo 🌎 Extraordinário (@MundoExtra_Ord) May 7, 2024

Shumë banorë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, telefon apo shërbime interneti dhe një pjesë e madhe e popullsisë është e shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Shërbimet e urgjencës vazhdojnë gjithashtu të kërkojnë për dhjetëra mijëra persona të zhdukur. /Telegrafi/

Read Entire Article