Start fenomenal nga Lionel Messi në MLS

6 months ago 9
Reklamë
14:52 26/02/2024

Shënon golin e parë në kampionat për këtë sezon, shmang humbejen e Inter Miami

Lionel Messi feston golin e parë për vitin 2024 në MLS. Pas fitores në debutimin e Inter Miami ku dhuroi asist, argjentinasi realizoi gol, atë të barazimit 1-1 në transfertën e Los Angeles Galaxy. 

Aksion i ndërtuar nga 36-vjeçari, që më pas ekzekutoi në perfeksion me të majtën asistin e zhordi Alba. Inter Miami ishte shumë pranë humbjes së parë sezonale, por Messi shmangu disfatën në minutën e 92-të.

Tashmë, Messi ka një gol dhe një asist në dy ndeshje të MLS në 2024, teksa Inter Miami ka një fitore dhe një barazim pas të dyja ndeshjeve. Start fantastik nga ana e kampionit të Botës, që kërkon të fitojë titullin kampion në Amerikë.

Sezonin e shkuar, Messi shënoi 11 gola me pesë asistime në 14 ndeshje të gjitha garat gjatë edicionit të tij të parë në MLS në 2023.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article