Studimi/ Ardit Bido: Implikimet politike në Himarë e Konispol dhe zonat shqiptare që u greqizuan

1 year ago 50

Balkanweb app Get it on Google Play

Ndërsa Shqipëria ka nisur censusin ku popullsia do të vetëdeklarojë edhe kombësinë, studiuesi Ardit Bido ka promovuar librin e tij “Beteja për 20%- Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol e Himarë” duke u ndalur edhe te rrisqet që ndërmerr shteti pas identifikimit të disa entiteteve.

“Kërshëria ime akademike ishte të shihnim momente të grupimeve të popullsisë shqiptare që kishin identitet fluid dhe fluiditeti i identitetit etnik është një koncept shkencor ku lidhim automatikisht kombësinë me origjinën. Për të dalë në përfundime statistikore të besueshme se sa janë individët që ndihen në një etni të caktuar”, u shpreh Bido.

Në një panel me historianë e studiues të njohur në vend, Bido, shpjegoi konceptet dhe ndikimet politike.

“Në libër trajtohen të gjitha grupime me identitet fluid, goran, gollobordas, fshatrat me origjinë shqiptare që sot janë greqizuar, Dropulli, Frashtani, qofshin boshnjakët e Shqipërisë së mesme, ashtu edhe Konispoli e Himara. Unë u përqendrova në këto dy bashki duke qenë se implikimi politik është i dukshëm dhe i qartë, pjesa e parë flet të aspektin teorik të fluiditetit të identitetit, të vetëdeklarimit dhe vetidentifikimit si koncepte të ndara, dhe pyetjen a plotëson Shqipëria standard ndërkombëtar për ta pasur në census këtë pyetje. Pjesa e dytë trajton qartazi në pikëpamje demografike vetëm këto 2 bashki”, tha Bido.

Deklarimet e reja sipas Bidos kane prodhuar implikime politike që janë afatgjata, që s’mund të relativizohen dhe që nuk kufizohen te tabela dygjuhëshe nga Llogaraja në Konispol dhe se këto zona dhe zonat dygjuhëshe janë për shkak të deklarimeve të rreme për shkak të një sërë levash trysnuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article