Një stuhi e fortë me shi dhe erëra me shpejtësi 150 km/orë la të paktën 14 të vdekur, shkaktoi dëme të shumta materiale dhe paralizoi lëvizjen në disa qytete në Argjentinën qendrore. Po ashtu nga stuhia u regjistruan dy të vdekur në Uruguain perëndimor.
Presidenti argjentinas Javier Milei udhëtoi të dielën për në Bahía Blanca, një qytet port 800 km në jugperëndim të Buenos Aires, ku 13 njerëz – përfshirë një fëmijë – vdiqën kur çatia e një klubi u shemb gjatë stuhisë të shtunën. Viktima e 14 u regjistrua në Moreno, një fshat 40 km larg Buenos Aires, kur një grua u godit nga rrëzimi i një peme.
14 persona të tjerë u plagosën rëndë, sipas autoriteteve lokale. Viktimat u kapën në befasi nga stuhia kur po zhvillohej një garë patinash. Po ashtu autoritetet ndërhynë për të evakuuar disa të rinj nga një festë në club.
Erërat e forcës së uraganit, krijuar nga “një masë e madhe ajri i ngrohtë dhe i lagësht që u aktivizua nga kalimi i një fronti të ftohtë”, nuk kishin lidhje specifike me fenomenin aktual El Niño, shpjeguan meteorologët për AFP.
Top Channel