Në shënjestër, qyteti lindor i Harkivit
Bombat ruse ranë për të dytën herë këtë javë në Ukrainë. Në shënjestër, në këtë ditë të fundit ishte qyteti lindor i Harkivit, ku u shfry gjithë hakmarrja e ushtrisë ruse për sulmet me dronë dhe raketa nga Ukraina të Premten, në qytetin e Belgorodit që sipas Moskës, i morën jetën 24 banorëve.
Pasojat e bombave dhe raketave ruse duken qartë në dëmet që iu shkaktuan këtij hoteli luksoz jo shumë larg qendrës.
Bombat ranë edhe në zona të tjera të qytetit, ku ushtria ruse mendon se janë organizuar sulmet e së Shtunës ndaj Belgorodit. Megjithatë shpërthime janë dëgjuar edhe në qytete të tjerë.
Këto konsiderohen edhe si luftimet më të ashpra prej muajsh. Kievi tha se që prej nisjes së luftës ruse që po mbush vitin e dytë, nuk ka patur kaq shumë viktima njëherësh në Ukrainë sa në sulmet ruse të së Premtes në qytetet e mëdhenj të vendit ku humbën jetën 41 persona.
Tv Klan
Të ngjashme