Sulmi më i madh me dron në Ukrainë

10 months ago 18
13:34 25/11/2023

5 të plagosur në Kiev, rreth 200 ndërtesa pa energji elektrike

Parashikimi i presidentit Volodimir Zelenski se qytetarët ukrainas do të përballen me bombardime më të fuqishme gjatë stinës së dimrit nga Moska po rezulton i vërtetë.

Ushtrai ruse ka kryer sulmin më të madh me dron në Kiev, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Sirenat e sulmeve ajrore zgjuan banorët teksa po lindte dielli mbi kryeqytetin ukrainas.

Banorët rrëfejnë orët e ankthit gjatë sulmeve ajrore që zgjatën plot 6 orë.

“Goditja ishte shumë e fuqishme! Madje ka shpërthyer edhe derën e hyrjes, atë metalike. Do të ishim varrosur pranë dyerve, sepse forca e goditjes ishte e mjaft e fortë. Duhet një sekondë që gjithçka të shpërthejë dhe në momentin tjetër gjithçka fluturon drejt teje.”

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 74 nga 75 dronët e nisur nga Rusia. Sipas kryebashkiakut Vitali Klicko mbeturinat e një droni të rrëzuar i vunë flakën një çerdheje fëmijësh.

Sulmet kanë dëmtuar disa ndërtesa në Kiev ndërsa rreth 200 ndërtesa të tjera po në kryeqytetin ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article