Sulmi në Kosovë, e përfshirë Moska? “Armët mund të kenë ardhur nga Rusia”!

1 year ago 22

Provat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës janë pjesërisht të mjaftueshme për të pretenduar përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë, pohoi për Radion Europa e Lirë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Sipas tij, sulmuesit mund t’i kenë siguruar armët ruse nga ndonjë furnizim i mëhershëm i kontraktuar nga Serbia me Rusinë, por jo pa dijeninë e shtetit serb. Në variantin tjetër, thotë Ibishi, armët dhe pajisjet ruse mund të kenë ardhur drejtpërdrejt nga furnizimi i rusëve për operacionin e grupit në Banjskë.

Në rast se ky supozim vërtetohet si fakt, atëherë një gjë e tillë, sipas tij, do ta përfshinte në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësinë ruse për sulmin. Të dyja variantet, sipas ekspertit, kërkojnë një hetim, të cilin autoritetet kompetente të Kosovës nuk mund ta kryejnë vetë.

“Për këtë duhet një bashkëpunim dhe këmbim i informacioneve me shërbimet e inteligjencës së vendeve mike”, këmbëngul ai. Anton Quni, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se nga armët e konfiskuara në Bansjkë, supozohet se një pjesë e tyre janë me prejardhje nga Rusia.

“Tani, se si janë siguruar ato, nëpërmjet institucioneve ushtarake apo janë gjetur në tregun e zi. Kjo është një çështje me të cilën do të duhej të merren organet e hetuesisë. Jam i bindur, shprehet Quni, që me marrjen në pyetje të të arrestuarve, do ta mësojmë shumë shpejt edhe këtë fakt”.

Top Channel

Read Entire Article