Sulmi terrorist ndaj Izraelit, Nesho: Hamasi është përdorur si një vegël e fuqive të mëdha

1 year ago 8

Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho i ftuar në emisionin “Open” në News24, komentoi sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izrealit.

Ai u shpreh se Hamasi është përdorur si një vegël e vendeve të treta të forta, siç është Irani.

“Izraeli nuk mund të provokonte gjatë vizitës së presidentit të SHBA-ve Joe Biden në Tel Aviv. Mendoj se ky ishte një sulm që Hamasi është përdorur si një vegël e e fuqive të tjera të forta, siç është Irani. Në lidhje mesulmin në spitalin e Gazës, ku vdiqën rreth 500 njerëz, dua të them se nëse raketa do vinte nga një distancë e largët do bëhej një gropë. Palët e treta kanë pasur interes për të sulmuar në atë kohë. nuk ka logjikë që të provokohej nga Izraeli. Largimi i popullsisë është bërë për të shpëtuar jetët.”, u shpreh Nesho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article