Superkontrata e Anthony Edwards, 22-vjeçari do të marrë 260 mln $ nga Timberwolves

1 year ago 28
Reklamë
18:23 04/07/2023

Talenti i basketbollit Anthony Edwards ka nënshkruar me Minnesota Timberwolves një kontratë 5-vjeçare me vlerë 260 milionë dollarë. Basketbollisti 22 vjeçar konsiderohet si njeriu kyç i projektit të ekipit nga Minesota, dhe drejtuesit e ekipit nuk duan që atij t’i mungojë asgjë.

 Edwards u zgjodh për ekipin e All-Star 2023 dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të NBA.

Basketbollisti do të jetë pjesë e ekipit amerikan për Kupën e Botës që nis më 25 Gusht në Filipine, Indonezi dhe Japoni.

Ai është një nga emrat e mëdhenj së bashku me Paolo Banchero, Jalen Brunson si dhe Mikal Bridges.

Kjo është kontrata me kushtet më të mira që ai mund të arrinte sipas mediave amerikane.

Edhe Lamelo Ball firmosi për 5 vite me Hornets, ku do të përfitojë 260 mln dollarë. Të njëjtën ofertë pati edhe Tires Hellibërton, që firmosi për pesë sezone me Pacers. 

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article