Superliga e Maqedonisë rikthehet me ndeshjen Bregallnica – Tikveshi

10 months ago 30

Takimi Bregallnica – Shkëndija do ta rikthejë Superligën e Maqedonisë së Veriut pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Xhiroja e 15-të është në program këtë fundjavë, përderisa hapjen e kësaj xhiroje e bën ekipi shqiptar nga Tetova, që do të luajë nesër (e shtunë) në transfertë në qytetin e Shtipit kundër ekipit të Bregallnicës. Ekipit të Ardian Nuhiut për këtë sfidë i rikthehet Erald Çinari i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit për kuqeznjtë për shkak të pezullimit, përderisa do të mungojë Kamera Qaka, që për shkak të kartonave nuk do të mund të jetë në dispozicion për takimin e nesërm. Para duelit me Bregallnicën, nga tabori i Shkëndijës, ka folur Ardian Limani.  

“Në radhë të parë ka qenë e mirëseardhur kjo periudha e pushimit. E kemi shfrytëzuar shumë mirë, pasi kemi punuar intenzivisht dhe mendoj se kemi punuar në atë drejtim që mos ti përsërisim gabimet si në ndeshjet e kaluara. Jemi pas fitores së fundit dhe mendoj se kjo është pozitive për ne, pasi shkojmë me energji pozitive në Shtip, ku besoj se kemi kualitetin për të marrë pikët. Është koha e duhur që ne ti radhisim fitoret, pasi nuk kemi qenë mirë me rezultatet sepse nuk kemi pasur kontuinitet, mirëpo tani mendoj se jemi në rrugën e duhur, për të marrë fitore radhazi dhe kemi punuar pikërisht për këtë ndeshje dhe e kemi analizuar kundërshtarin”, ka thënë Ardian Limani para sfidës me Bregallnicën.   

Takimi Bregallnica – Shkëndija luhet të shtunën, duke nisur nga ora 13:00. Ndërkohë pesë ndeshje tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën. Përballje ndërmjet dy skuadrave shqiptare do të ketë në Strugë, aty ku kampionët në fuqi do të takohen me Voska Sportin. Skuadra e Shkupit në Çair do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa ekipi Gostivarit përballet me Rabotniçkin në Shkup.  

Në program të ditës së dielën janë edhe takimet Sileksi – Vardari dhe Tikveshi – Brera Strumicë. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut luhen nga ora 13:00. /Telegrafi/  

Read Entire Article