Sylvinho kërkon çerekfinalet e Europianit

10 months ago 48
23:49 01/12/2023

“Synojmë të shkojmë në Botërorin 2026”

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka treguar objektivat e Kuqezinjve në një intervistë për FIFA-n.

Paraqitjen e jashtëzakonshme në kualifikuese kërkon ta bëjë më të bukur në fazën finale të Euro 2024.

Sylvinho: Imagjinoni sikur të kemi një Europian të shkëlqyer vitin e ardhshëm dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të ishte e mahnitshme, por nuk do të thoshte shumë nëse nuk do ta ndiqnim këtë sukses dhe nuk do të vazhdonim zhvillimin tonë.

Një tjetër ëndërr për Sylvinho do të ishte kualifikimi në një fazë finale të Kupës së Botës dhe si shembull është Maroku.

Sylvinho: Natyrisht, ne nuk do të ‘çmendemi’ duke studiuar se çfarë bëjnë Anglia, Spanja, Franca, Gjermania apo Portugalia, sepse ata gjithmonë janë pretendentë. Ne po shikojmë skuadrat që mund t’i imitojmë dhe, po, ka shumë kuptim, Maroku është një pikë referimi për ne.

Kjo sipas trajnerit të Kombëtares mund të arrihet me mbështetjen e të gjithëve tifozëve, FSHF-së dhe lojtarëve. Botërori i vitit 2026 është një mundësi e mirë, pasi do të kenë mundësinë të kualifikohen 48 ekipe, nga të cilët 16 nga Europa.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article