Tafani zbardh vrasjen e “kinezit”/ Si u ekzekutua Alban Selmaku me tre plumba në shpinë dhe një në kokë?

1 year ago 10

“Kinezi”, njihej ndryshe, Alban Selmaku, i ekzekutuar më 17 tetor të vitit 2021. Ky atentat mafioz është zbardhur pas rreth dy vitesh nga vrasja e tij nga Artan Tafani, i kthyer në të penduar të drejtësisë.

Por si u ekzekutua Alban Selmaku?

38-vjeçari, i cili besohet të ketë shërbyer për bandën e Aldo Bares, u gjet i pa jetë në lumin Shkëmbin, në Peqin. Vetëm pesë muaj pas rifitimit të lirisë, ai u rrëmbye në qytetin e Lushnjës dhe u vra. Ai sapo kishte lënë qelinë, pasi kishte përfunduar dënimin, ndërsa rezulton i dënuar edhe për vrasje, kanosje e trafik droge.

Autorët e vrasjes së Alban Semakut, u siguruan për vdekjen e tij duke e qëlluar 4 plumba, tre në shpinë dhe një në kokë.

Read Entire Article