Takime në Tiranë e Kamëz/ Muzhaqi: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

3 months ago 7

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, po vijon konsultimet në çdo cep të Shqipërisë për të formësuar Ligjin “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin” për të reflektuar aspiratat dhe nevojat e të rinjve të vendit tonë.

Takimet e hapura të turit “Rinia Ndryshon Ligjet” me të rinjtë e Tiranës dhe më pas të Kamzës i shtuan një tjetër dimension në procesin e rishikimit të kuadrit ligjor për rininë dhe vullnetarizmin, ku u diskutua mbi mënyrat konkrete se si rinia mund të luajë një rol më aktiv dhe vendimtar në proceset politike dhe shoqërore, si dhe u përqendruan në krijimin e mundësive për zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve.

Ministrja Muzhaqi theksoi “Rinia është forca lëvizëse e shoqërisë dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet fuqishëm në çdo nivel”, duke shtuar më tej “përfshirja e rinisë në iniciativa që nxisin ndryshime pozitive në komunitet si Ligji “Për Rininë” dhe Ligji “Për Vullnetarizmin” është mekanizmi i duhur për ndryshime të qëndrueshme”.

Për sa i përket ndryshimeve në kuadrin ligjor, Ministrja Muzhaqi shprehet se këto takime janë thelbësorë për të siguruar që legjislacioni i ri të jetë gjithëpërfshirës dhe të pasqyrojë realitetin dhe nevojat e të rinjve shqiptarë. Ajo garantoi se do të vazhdojë të angazhohet me rinjtë edhe në qytete të tjera për të garantuar një proces të drejtë dhe në përputhje me tipologjitë e Bashkimir Evropian për një hap më pranë Shqipëria 2030.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article