Talenti i madh suedez mbërrin në Barcelonë për të mbyllur transferimin tek blaugranasit

8 months ago 5

Barcelona pritet që të bëjnë një transferim para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, ani pse me shumë mundësi ai nuk do të arrijë të ketë ndonjë ndikim këtë sezon.

Pasi shpenzuan 31 milionë euro për transferimin e Vitor Roques më herët gjatë janarit, Barcelona janë duke bërë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për transferimin e 17-vjeçarit suedez Lucas Bergvall.

Në fakt Eintracht Frankfurti ka bërë ofertën më të mirë në vlerë prej 10 milionë eurove, por Barcelona shpreson që ta mbyll marëveshjen për 7 milionë euro dhe 3 milionë tjera bonuse me ekipin e Djurgardens.

Në garë për shërbimet e mesfushorit të talentuar ishin një sërë ekipesh duke përfshirë këtu Manchester United, Juventus, Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Bergvall tashmë ka mbërritur në Barcelonë dhe u pa duke ngrënë drekë së bashku me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco dhe agjentin e tij.

Swedish midfielder Lucas Bergvall is having lunch with Deco and his agent in Barcelona.pic.twitter.com/Tsf5oRVZCM

— Football España (@footballespana_) January 30, 2024

Gazetari Toni Juanmarti ka përmendur se marrëveshja nuk është mbyllur ende, por pritshmëritë janë që kjo të ndodhë së shpejti. Ai e përshkruan këtë si ‘formalitet’. Bergvall nuk do t’i bashkohet Barcelonës deri në verë dhe pjesën e mbetur të sezonit do ta vazhdojë tek ekipi i tij aktual Djurgardens.

Más sobre Bergvall: el traspaso NO está todavía completado. La idea es hacerlo en las próximas horas si todo va bien.

Desde un buen inicio @MatteMoretto informó del interés del Barça en el surco y ahora sí está a un solo pasito, diría una formalidad casi, de completarse.

— Toni Juanmartí (@tjuanmarti) January 30, 2024

Bergvall është krahasuar me ish-legjendën e Barcelonës, Sergio Busquets dhe është parë si një zëvendësues afatgjatë i tij, duke marrë parasysh se klubi po vuante për një lojtar që mbulon pozicionin e tij.

Bergvall pritet që të stërvitet me ekipin e parë, por minutat e tij ai do t’i marrë me ekipin e dytë Barca Atletic./Telegrafi/

Read Entire Article