Tamas Sulyok zgjidhet President i Hungarisë, Begaj uron homologun e tij: Mezi pres të punojmë së bashku

7 months ago 7
10:23 27/02/2024

Tamas Sulyok është zgjedhur Presidenti i ri Hungarisë me votat e parlamentit hungarez.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh urimi Tamás Sulyok për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë.

“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë! Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.

Congratulations to Tamás Sulyok on his election as President of Hungary.

Looking forward to working together, enhancing our countries' partnership and cooperation.

????????????????

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 27, 2024

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article