Të afërmit e 41-vjeçares që i dha fund jetës me fotoksinë: Zihej çdo ditë në telefon me burrin, i kërkonte…

8 months ago 16

41-vjeçarja Shpresa Kreku, që vdiq mbrëmjen e djeshme pas konsumimit të 3 kokrrave fotoksinë, është përcjellë sot për në banesën e saj fshatit Banaj në ish/komunën Poshnjë në bashkinë Dimal. Varrimi në fshatin Banaj ishte edhe amaneti i saj i fundit, që ajo i kishte kërkuar motrës pak minuta para se të vdiste.

Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.

Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë e rrinte pak ditë. Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article