Të dashuruar pas francezëve, Real Madridi po tenton tjetër transferim në mesfushë nga Ligue 1

10 months ago 4

Transferimet e Aurelien Tchouamenit dhe Eduardo Camavingas kanë qenë mjaftë të suksesshme për Real Madridin nga kampionati francez Ligue 1.

Por duket se në kryeqytetin spanjoll janë të dashuruar në mesfushorët francezë dhe po synohet afrimi i një tjetër ylli nga Ligue 1.

Duke marrë parasysh lëndimet e shumta sidomos në mesfushë, Real Madridi po mendon të futet në tregun e transferimeve në janar për ta përforcuar skuadrën.

Emri i ri në listën e madrilenëve është ai i mesfushorit francez të Nice, Khephren Thuram i cili ka dy vite që shkëlqen me kuqezinjtë.

22-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë është i gatshëm të largohet nga Nice për të bërë një hap para në karrierën e tij.

Marca ka raportuar se madrilenët po e përcjellin atë dhe në janar do të tentojnë të dalin me një ofertë zyrtare.

Nice e vlerëson rreth 50 milionë euro reprezentuesin francez dhe po pret ofertën e duhur për ta shitur atë.

Përveç gjigantit spanjoll në garë për Thuram janë edhe Liverpool, PSG, Tottenham Hotspur dhe Juventus. /Telegrafi/

Read Entire Article