Te Gjermania ka rezerva për Nagelsmann

10 months ago 39
23:43 24/11/2023

Një pjesë e futbollistëve të kombëtares nuk janë dakord me metodat e trajnerit të ri

Futbollistët e kombëtares gjermane kanë një sërë shqetësimesh me trajnerin e ri Julian Nagelsmann pas nisjes së tij zhgënjyese me “Pancerat”.  Në total, 36-vjeçari ka drejtuar 4 takime te gjermanët, ku ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Sipas gazetës gjemane “Bild”, shumë futbollistë nuk janë dakord me faktin se Nagelsman po i qëndron besnik ideve të veta edhe pse koha që ka në dispozicion për t’i implementuar ato është e pakët.

Sipas futbollistëve ish-trajneri i Bajernit duhet që të jetë më shumë pragmatist dhe të ulë kërkesat, që sipas tyre janë normale kur drejton një klub.

Befasi ka sjellë edhe vendimi i tij për të rreshtuar lojtarë të caktuar në role jofamiljare për ta.

36-vjeçari duhet të shmangë metodën që të rregullojë shumë probleme njëherazi.

Nagelsman mendon ende se me disa ndryshime Gjermania mund të jetë kompetitive gjatë Europianit, të cilin e organizon në vendin e saj.

Këtë vit kalendarik skuadra katër herë kampione e botës e mbylli me 6 humbje duke barazuar kështu rekordin negativ të rregjistruar në 2018-ën. Pancerat kanë pësuar tetë gola në 4 takimet e fundit të luajtura.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article