“Të gjitha pistat janë të hapura”, gazetari zbulon detaje nga atentati në Vlorë: Autori priti viktimën për 30 min të dilte në ballkon dhe…

9 months ago 20

Gazetari Armand Bajrami i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për atentatin e djeshëm në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij, 22-vjeçari Gëzim Sinomati.

Ai u shpreh se nga hetimet paraprake kemi të bëjmë me një krim të organizuar, kjo referuar dinamikës dhe armës së përdorur, ndërsa shtoi se të gjitha pistat janë të hapura.

Sakaq gazetari zbuloi detaje nga atentati, ku tha se dyshohet se automjeti ka qëndruar 30 minuta në pritje derisa është shfaqur 23-vjeçari në ballkon dhe më pas ka kryer atentatin.

“Nuk ka dyshim edhe nga hetimet që kemi të bëjmë me krim të organizuar, kjo referuar dinamikës, armës së përdorur. Gjithçka ka qenë e përllogaritur, përfshirë edhe djegien e makinës, edhe pse është skemë e përdorur. Them që përveç se është e mirë menduar është dhe një ngjarje e kushtueshme, jo vetëm për armën e përdoruar por edhe për personin që kreun aktin. Dyshimet janë se automjeti ka qëndruar 30 min derisa është shfaqur 23-vjeçari në ballkon. Gjithsesi janë duke u bërë hetimet për zbardhej ne ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Kemi dy pista deri më tani, e shkuara e errët e babait të tij dhe  dyshimet që vetë 23-vjeçari ka qenë i përfshirë në çështje të trafikut në Belgjikë. Unë nuk kam informacion për ngatërrim objektivi, por megjithatë kanë kuluar vetëm 24 orë dhe të gjitha pistat janë të hapura”, u shpreh gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article