Trajneri i Spanjës, De La Fuente: Turp që duartrokita fjalimin e tij, nuk shërben për dorëheqje
Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Luis Rubiales po kalon momentin më të keq të tij që kur mori këtë post në vitin 2018. Skandali i puthjes në buzë të lojtares së ekipit të femrave në ceremoninë e ndarjes së medaljeve në Kupën e Botës ka shkaktuar prej ditësh bujë të madhe në media.
Episod, i cili ka ndarë opinionin publik, ndërsa Rubiales po refuzon të japë dorëheqjen pavarësisht kërkesave të shumta. Kundër tij tashmë ka dalë edhe trajneri i ekipit kombëtar të meshkujve, Luis de La Fuente. Ai kërkoi falje pasi duartrokiti fjalimin kontrovers të bërë nga shefi i federatës së futbollit.
“Mora pjesë në asamble i bindur se po merrnim pjesë në një akt zyrtar lamtumire të një presidenti. Por ajo u shndërrua në një situatë krejtësisht të ndryshme. Nuk isha i përgatitur për t’u përballur me atë situatë. E përsëris, sinqerisht kërkoj falje. Ata që më njohin e dinë se këto gjeste nuk përfaqësojnë vlerat e mia dhe as mënyrën time të të vepruarit në jetë. Kërkoj falje njëmijë e një herë. Më falni sepse kam gabuar dhe ka qenë një gabim njerëzor në një situatë tensioni dhe presioni. Nuk mendoj se duhet të jap dorëheqjen, duhet të kërkoj falje. Kam bërë një gabim, një gabim njerëzor dhe siç thashë është i pafalshëm. Nuk do t’i përsëris këto akte”.
Prokurorët kanë hapur një hetim paraprak nëse Rubiales mund të ketë kryer një akt agresioni seksual kur kapi kokën e lojtares Xheni Hermoso dhe e puthi në buzë.
Ai rrezikon deri në 15 vite pezullim nga funksionet publike, ndërsa aktualisht do qëndrojë për 90 ditë larg funksionit si president i federatës spanjolle të futbollit.
Klan News
Të ngjashme