“Të gjithë ne duhet të përgatitemi për luftë apo për paqe”, Zelensky nga Tirana: Hitleri, pjesa 2 – rrezik që kanos jetën tonë

7 months ago 6
14:34 28/02/2024

“Hitleri, pjesa e dytë”, kështu e ka krahasuar Vladimir Putinin, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky ka thënë se vendet duhet të qëndrojnë bashkë pasi ka shtuar se duhet të përballen me një vrasës. Presidenti Zelensky ka thënë se të gjithë duhet të përgatiten për luftë apo për paqe dhe për hapat e tjerë që do të marrë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë sepse nuk kemi as kohë dhe as alternativa, ne na duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri, pjesa 2 nëse po flasim për Netflix, është një rrezik i madh që kanos jetën tonë. Të gjithë ne duhet të përgatitemi për luftë apo për paqe, të përgatitemi për hapat e tjerë që do të marrë Putin, nëse ne duam që ai të mos ja dalë mbanë. Që ai të zbrapset, do të përgatitemi për luftë. Kryeministri tha se lufta nuk ka distancë sepse mendoni sikur të ju luftojnë në mes të natës. Ju duhet të jeni të përgatitur në rast se ju hedhin raketa. Ne Putinin do ta mundim, kjo është nisma që ne kemi dhe nëse ka iniciativa që e fuqizojnë Ukrainën, janë të mira për të gjithë botën”, ka deklaruar Zelensky.

Presidenti Zelensky është shprehur se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të udhëtojë drejt Ukrainës nga mesi i muajit Mars për të ndarë disa ide se si mund të fuqizohet shteti ukrainas.

Pyetje: Një sugjerim ka ardhur nga Macron që të ketë trupa nga vendet perëndimore në Ukrainë, pavarësisht se dolën 4 vende evropiane kundër kësaj deklarate. A ka diskutime në lidhje me këtë çështje dhe cila është situata sa i takon armatimeve?

Zelensky: Kam pasur një takim shumë të mirë me Presidentin Macron dhe ishte një takim me shumë nisma dhe do të flas për të gjitha. Ne duhet të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë, do të thotë që të kemi vendime konkrete, prandaj nuk mund të ndaj shifra. Ne na duhet të mbijetojmë, gjithçka që kemi vendosur, çdolloj ndihme, duhet të na arrijë në kohë, kjo është nisma më e mirë e të gjithëve. Nëse është marrë vendimi që të na mbështesni, kjo është ajo që lind. Ne folëm shumë për inteligjencën, për dronët. Nuk kam qenë në samit, por u fol për disa ide të reja se si mund të fuqizohej Ukraina dhe tha se do t’i ndajë këto ide kur të kthehet në Ukrainë dhe më tha se do të vijë në Ukrainë në mes të këtij muaji – në mes të Marsit, dhe ai do t’i ndajë këto ide me mua kur të takohemi dhe do të njoh me hollësi planin e tij.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article