Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

5 months ago 6

Tifozët besojnë se Jadon Sancho ka goditur trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag në Instagram pasi Borussia Dortmund kaloi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të martën në mbrëmje, i huazuari i Djajve të Kuq u pa duke festuar si në fushë ashtu edhe në dhomën e zhveshjes me shokët e tij të skuadrës në Parc des Princes, pasi Borussia Dortmund arriti një fitore të përgjithshme 2-0 ndaj Paris Saint-Germain.

Do të jetë hera e parë në 11 vjet që skuadra e Bundesligës do të arrijë në finalen e garës së UEFA-s, me golin e Mats Hummels që vulos fitoren për skuadrën e Edin Terzic.

Sancho u kthye në ish-klubin e tij si huazim në janar, pas një përplasjeje shpërthyese me trajnerin e tij Ten Hag, që u ndez pasi trajneri holandez u shfaq duke kritikuar 24-vjeçarin për një etikë të dobët pune në stërvitje.

Ylli i Anglisë më pas sulmoi trajnerin holandez, duke e quajtur atë gënjeshtar për pretendimet në mediat sociale – komente që Ten Hag nuk i mori me shumë dashamirësi gjithashtu. Tensionet u rritën kur Sancho refuzoi të kërkonte falje, me strategun e që përfundimisht e dëboi për të stërvitur vetë, përpara se United ta dërgonte në huazim te Dortmundi.

Ndërkohë, anësori ka rikuperuar shumë formën e tij që nga kthimi i tij në Dortmund, dhe sipas fansave në internet, duket se ka bërë një thumbim ndaj Ten Hag – duke postuar një video të Drake duke iu drejtuar urrejtësve të tij në storien e tij në Instagram, me mbishkrimin : ‘LOL FAKTE!’.

Ajo që ishte më interesante është se videoklipi fillimisht u postua në llogarinë zyrtare të Dortmundit në Instagram.

Klipi tregon një foto të Sanchos duke festuar pas fitores së skuadrës së tij kundër PSG-së, me një animacion të Drake që është mbivendosur në imazh.

Disa dolën në mediat sociale për të pohuar se Sancho nuk do të kthehej në Man United, ndërsa të tjerë thanë se postimi në Instagram ishte një mesazh për Ten Hag.

“ETH mbaje këtë”, shkroi njëri në X (ish-Twitter). Një tjetër shtoi: ‘Për Ten Hag’. Një mbështetës tha gjithashtu në lidhje me Ten Hag: “Ai po flet me ty palaço”.

Mbetet shumë paqartësi rreth lëvizjeve të ardhshme të Sanchos dhe nëse ai do të kthehet në Man United gjatë verës. /Telegrafi/

 'Bro është ende duke gjuajtur'

Read Entire Article