Banorë të fshatrave Miresh e Tuçep në Bashkinë e Bulqizës ankohen se po ju thahen të mbjellat si pasojë e mungesës së ujit vaditës.
Dhjetra hektarë tokë bujqësore nuk kanë vaditje për momentin për shkak se sipas banorëve firma që përdor ujin për të prodhuar energji elektrike nuk e lëshon ujin në kanalin vaditës.
Ata kërkojnë që të respektohet kontrata e cila duhet të jetë nga data 15 Maj deri me 15 Shtator.
Të gjitha të mbjellat e tyre po thahen ndërsa nga ana e administratorit të hidrocentralit iu është kërkuar banorëve të matin tokën në mënyrë që tju nxjerrë një sasi të saktë uji që ju duhet.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve vendore e qëndrore për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetari i fshatit Miresh, Hajrulla Shira thotë se situata është e papranueshme.
Ndërkohë, edhe banorë të tjerë shprehen se kjo është hera e parë që nuk kanë ujë vaditës në këtë periudhë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problematikës.
Të njëjtin problem e kanë të gjithë banorët e fshatrave nga Tuçepi deri në Çerenec.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb