Te Milani “në alarm” për mbrojtjen, Thiaw pëson dëm serioz…

10 months ago 12
22:00 29/11/2023

Te Milani situata është shumë shqetësuese në repartin diferensiv!  Kuqezinjtë kanë marrë një lajm të keq për Malik Thiaw nga infermeria.

Lojtari la lojën në pjesën e dytë të sfidës Milan-Borusia Dortmund për shkak të një problemi muskulor.

Por pas testeve mjekësore të kryera rezultoi se mbrojtësi gjerman ka një dëmtim të rëndë në kofshën e majtë. Pas një jave, stafi mjekësor do të përcaktojë se sa kohë do t’i duhet lojtarit që të rikuperohet, por viti 2023 ka përfunduar.

Dëmtimi i fundit e shton dhimbjes e kokës për trajnerin Stefano Pioli, i cili aktualisht ka vetëm një mbrojtës në dispozicion, Fikajo Tomorin.

Pa Kalulu-n, Caldara-n e Pellegrino-n, teknikun kuqezi duhet që të shpresojë ne rikuperimin e Kjaer. Mbrojtësi 34 vjeçar thuajse është shëruar ndërsa ka qëndruar jashtë që nga sfida e 29 tetorit ndaj Napolit. Por ai ende ndjen dhimbje.

Te “Djalli” shpresojnë që ta kenë të gatshëm të shtunën kundër Frosinones, ose në rast të kundërt Pioli mund të rikonfirmojë Kruniç në rolin e qendërmbrojtësit, ose t’i besojë të riut Simiç.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article